Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën konstitutive në të cilën do të zgjidhet kryetari, zëvendësi i kryetarit, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për zgjedhje dhe emërimeve.
Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Partitë parlamentare pas takimeve treditore në Kuvend, të enjten arritën marrëveshje që kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të jetë nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas burimeve partiake, me siguri ai do të jetë Ilija Dimovski.
Sipas të dakorduarës paraprake nga partitë politike, VMRO-DPMNE-ja do të ketë gjashtë anëtarë në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, LSDM-ja pesë, ndërsa BDI-ja dhe Besa nga një anëtar.