Alsat 2019-08-31T19:19:15+02:00
Nina Angellovska do të jetë ministre e re e Financave. Ajo mori miratimin e 64 deputetëve në Kuvend kurse kundër votuan 18. Opozita kritikoi pushtetin pse emëron një ministre të re në moshë dhe pa përvojë për t’i lënë në dorë menaxhimin me arkën e shtetit. Madje, sipas tyre, zgjedhja e një ministre të re në moshë ishte me qëllim që kryeministri Zoran Zaev të ketë vetë në dorë financat. Zaev u arsyetua:
50% të ideve të saja individuale nëse i realizon ministrja, besoj se do të jetë një ndihmë e madhe për ministrinë dhe për shtetin. Nuk do të përpiqem të ndikojë asnjëherë por do të bisedoj me të ashtu siç bisedoj me të gjithë ministrat, për programet e Qeverisë, për nevojat e qytetarëve. Besoj në inovacionin e saj, besoj në aftësitë e saj menaxheriale dhe që vjen në një kohë shumë të mirë që në shtet të krijojë menaxhim të mire financiar që do t’i sjellë përfitime maksimale popullit- deklaroi Zoran Zaev.
Kabinetit qeveritar i shtohet edhe një ulëse më shumë për ministrin pa resor i cili do të kujdeset për investimet e brendshme. Me 61 vota “për”, Hisen Xhemaili u zgjodh ministër i angazhuar për rregullativën për përmirësimin e klimës për investimevet e kompanive vendore.
Keni kolegun, ish deputet, person i dëshmuar që i din edhe vetëqeverisjet lokale, edhe subjektet vendore, në funksion të ministrit të ardhshëm i cili do të udhëheqë me përmirësimin e rregullativës për ndarmarrjet vendore. Kjo është kërkesë konsensusi e të gjitha dhomave ekonomike- tha Zaev.
Dy ministrat dhanë betimin përpara deputetëve.
Kuvendi debatoi edhe për zgjedhjen e tre zv.ministrave; Kirill Kolemishevski, zv.ministër i Ekonomisë, Elizabeta Naumovska, zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Nexhat Mehmedoviq, zv.ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Fatlume Dervishi
Loading…



