Vetëm një nga pesë angazhimet e planit të veprimit të Kuvendit për vitin 2018-2020 ka përfunduar tërësisht, dy janë përfunduar në mënyrë të konsiderueshme ose të kufizuar, ndërsa dy angazhime mbeten të papërfunduara dhe transferohen në planin e ri të veprimit. Kështu thonë të dhënat e raportit të monitoringut të kryer nga Instituti për Demokraci Societes Civilis. Kuvendi është angazhuar tërësisht në përforcimin e shërbimeve parlamentare, ndërsa nuk është përfunduar aspak pjesa e funksionimit të tërësishëm të kanalit televiziv të parlamentit dhe ajo e përmirësimit të pjesmarrjes së qytetarëve në procesin mbikëqyrës dhe ligjvënës të kuvendit.
ALEKSANDRA JOVESKA GJORGJEVIQ, – “SOCIETES CIVILIS”
“Një nga pesë angazhimet është realizuar tërësisht, njëra është kryer në mënyrë të konsiderueshme, njëra është kryer në mënyrë të kufizuar, ndërsa dy mbeten të papërfunduara dhe janë dorëzuar në planin e ri të veprimit. Lidhur me arritjet kemi 3 nga 12 tërësisht të përfunduara, gjashtë janë ose të përfunduara në mënyrë të konsiderueshme apo të kufizuar, derisa 3 mbeten të papërfunduar.”
Për dallim prej planit të kaluar të veprimit, parametrat e përgjithshme të propozim planit, përbëhen nga 3 angazhime me 12 aktivitete. Plani, sipas koordinatorit Zllatko Atanasov, përman buxhet të programuar në vlerë prej mbi 38 milion denarë dhe është paraparë për korrnizën kohore 2021-2023.
ZLATKO ATANASOV, UDHËHEQËS I INSTITUTIT PARLAMENTAR
“Tre angazhime, numër një Kuvendi për qytetarët me përgjigje të hapura dhe rimëkëmbje të hapur nga pandemia kovid 19…Qëllimi I dytë është përmirësimi I infrastrukturës informatike dhe të komunikimeve për këtë kishte angazhim edhe në planin e kaluar dhe e treta që është shumë e rëndësishme, është pjesmarrja e qytetarëve, gjegjësisht koncepti për parlament të hapur. “
U prezantuan edhe rezultatet e anketës me qytetarët të realizuar në terren nga Societes Civilis, ku pothuajse gjysma e të anketuarve vlerësojnë se Kuvendi është i mbyllur për pjesmarrjen e opinionit në punën e saj. Nënkryetari I parlamentit Goran Misovski paralajmëroi se së shpejti në procedurë parlamentare do të dorëzohet propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit të Kuvendit për reforma në kanalin e kuventit dhe përmirësimin e transmetimit të punës së kuvendit. /KlanMacedonia