Alsat 2019-09-14T14:04:08+02:00
Fiillon seanca për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva, e dyshuar për përfshirje në rastin “Reket”. Të pranishëm në sallë janë 91 deputet të cilët votuan “Pro” për rendin e ditës.
Sipas informatave të TV ALSAT, përfaqësuesit e partive politike në Kuvend janë dakorduar që të flasin vetëm nga një deputet dhe të votohet.
Procedura për shkarkimin e Janevës kërkon që Kuvendi të sigurojë shumicë prej dy të tretave të votave me badenter. Pasi të miratohet në Kuvend , propozimi kthehet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, i cili do të duhet të merr vendimin përfundimtar.
Loading…




