Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe deputeti demokrat Asllan Dogjani kanë replikuar ashpër këtë të enjte në Kuvend. Dogjani ka tentuar të godasë ministrin, por ka ndërhyrë garda, duke e ndaluar.
Dogjani tha se sistemi shëndetësor është në mjerim dhe se pacientët kanë frikë të reagojnë, gjithashtu dhe mjekët kanë frikë të reagojnë, sepse mund të hiqen nga puna nëse flasin për situatën mjerane të shëndetësisë. Nga ana tjeter, Beqaj e akuzoi se po mashtronte.
“Flotën e ambulancave kemi vendosur ta dekocentrojmë me qëllim që autoambulanca të mbërrijë më shpejt. Një nga ato autoambulanca do rrijë dhe tek 21 dhjetori. Në atë dhomë që është filmuar dje as duhet të ketë pacientë, por as pajisje mjekësore. Është dhomë ku shoferi apo infermieri presin për thirrje të caktuara. Nuk do hyjë asnjë pacient apo afrohet shërbim mjekësor”, deklaroi Beqaj.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)


