Partitë politike duhet të harrojnë konfliktet në mes veti dhe të përkushtohen në rrugën euroatlantike të vendit. Kështu deklaroi para deputetëve ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Ai tha se zgjedhjet e 11 dhjetorit ishin hapi i parë pozitiv drejt rrugës eurointegruese.
“Ju ftoj që t’i harroni të gjitha konfliktet dhe ndarjet dhe të fokusohemi në tanishmen dhe në të atrdhmen. Së bashku jemi më të fortë dhe nëse jemi më të fortë do të kemi mundësi më të mëdha për sukses. BE dhe anëtarët e saj do të ngelin partner tuaj të fuqishëm në rrugën tuaj para”, tha Zhbogar.
Zëvendëskryeministri për Eurointegrime, Bujar Osmani deklaroi se Qeveria i shtrin dorën e bashkëpunimti opozitës që përgjegjësia në të ardhmen të jetë e të gjithve.
“Shtrimë dorën e bashkëpunimit me partitë opozitare, që të ngrisim këtë proces mbi interesat e politikës ditore dhe atyre etnike”, tha Osmani.
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirija Ibrahimi deklaroi se fajtor për stagnimin e vendit është faktori i brendshëm politik i cili e ka sabotuar integrimin e vendit në BE.
“Juve ju kujtohet se si në materialet e përguara, ministri i drejtësisë i caktonte se kush do të jetë prokuror dhe flisnin aq më tepër edhe për çësthje eskalotogjike se nuk shkohet në parajs pse marrim një prokuror më tepër. Ose mund ta cek sghembullin e fundit, ku fandakllët edhe huliganët të cilët i rrahën deputetët sot mbrohen në liri, a shqiptarët pjesëmarrës të protestave të viti 2012 të rastit ‘Monstra’ janë akoma në burg”, ka thënë Ibrahimi.
Sipas deputetes së LSDM-së, Frosina Remenski, është koha kur në kuvend duhet të forcohet debatio ndër-politik për çështjet kype të vendit. Për deputetin Antonio Milloshovski, fajtor kryesor për mosintegrimin e vendit mbetet Greqia.
“Provimi jonë të cilin duhet ta kalojmë të gjithë, ta forcojmë kulturën dhe debatin ndërpartiak, dhe me të vërtetë të dëshmojmë se interesat mbi partiake për Republikën e Maqedonisë, janë anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha Remenski.
“Maqedonia edhe sot e kësaj dite nuk ka filluar negociata me BE-në, vetëm sepse quhet Republika e Maqedonisë dhe vetëm për atë që Greqia vendos bllokadë në çdo rekomabdim të KE-s për fillim të negociatave për Maqedoninë me BE-në”, ka thënë Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.
Pas debatit, deputetët të cilët janë anëtar të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, e miratuan njëzëshëm raportin e vitit 2016 të Komisionit Evropian për Maqedoninë.
Mefail Ismaili /SHENJA/

