Komisioni Parlamentar për Politikë të Jashtme sot do të vazhdojë mbledhje në të cilën tre ambasadorët e sapoemëruar për Moskë, Vjene dhe Romë, do të prezantojnë platformat e tyre për aktivitetet e tyre diplomatike, përcjell Alsat. Siç informojnë nga qendra për shtyp pranë Kuvendit, para Komisionit do të dalë Nenad Kolev, i emëruar për ambasador në Federatën Ruse, Osvit Rosoklija, i emëruar në Austri, dhe Vesel Memedi, i emëruar për ambasador në Itali.
Pardje në Komision tezat e tij mbi diplomacinë i prezantoi Sllobodan Uzunov, i emëruar si ambasador për në Indi. Paraqitja e platformave diplomatike para komisionit amë në Kuvend është faza e fundit para fillimit të misionit diplomatik të ambasadorëve.