Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi në furgonin që ai drejtonte, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kuti me fruta të thata, të cilat dyshohet të jenë futur kontrabandë nga Maqedonia e Veriut. Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Njoftimi i policisë:
“Pogradec
Policia Kufitare godet një tjetër rast të kontrabandës me mallra.
Vihet në pranga drejtuesi i furgonit që transportonte mallrat e dyshuar të kontrabanduar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.