Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shpeshherë është lavdëruar se ka pensionuar kaq e aq kryeministra maqedonas. mirëpo fotografitë arkivore nga interneti, që ka siguruar Gazeta Lajm, tregojnë se kryetari i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, që përflitet si partneri i ri i BDI-së, ka “pensionuar” më shumë kryeministra se kryetari i BDI-së.
Bajram është në avantazh para Ali Ahmetit, sepse veç tjerash ka “pensionuar” edhe Lubço Georgievskin, me të cilin poashtu ka qenë partner koalicioni. A është kjo dëshmi se Ali Ahmeti nuk guxon të lavdërohet para Amdi Bajramit se ka pensionuar më shumë deputetë?/lajm/