Eh skenë më të turpshme, akoma s’kam parë! Ju betohem! Tingëllon pak si ‘johumane’, por ju betohem se vështirë shqiptarët e Maqedonisë t’i besojnë këtyre lotëve…
E dini pse, o Ali Ahmeti?
-Si nuk derdhe nje pike loti per Mirsadin, Begun, madje per Malisheven, Komandant Sokolin dhe të tjerët ushtarë të UCK-së së 2001-shit?
-Si nuk qave more burre qoftë edhe vetëm njëherë per nenat shqiptare qe terhiqeshin zvarrë në rastin MONSTRA?
-Si nuk qave njehere per familjet dhe femijet e Lagjes se Trimave ne Kumanove?
-Si nuk qave njehere, per dyqanet dhe shtepite kur iu dogjen shqiptareve ne Gjorce nga policia jote…, e qeverise tende?
-Si nuk derdhë një pikë loti o burrë, kur familjet shqiptare të Radishanit të Shkupit, u detyruan të iknin nga shtëpitë e tyre dhe të kërkonin azil, për shkak të dhunë cnjerëzore sistematike, që i bëhej nga huliganët maqedonas të cilët të ndihmuar “policia jote”, cdo natë, dhe cdo ditë i dhunonin?
-Si nuk derdhe njehere lotë per qindra e dhjetra nxenes shqiptare, qe u rrahen pertej Ures se Guri në Shkup?
-i nuk qave për familjarët e rastit të Sopotit të cilët vuajtën me dhjetëra vite burg, pa u dëshmua asnjëherë faji?
-Si harrove të qashë për Brodecin, për vrasjen e komandant Shqiponjës, Harun Aliut. Bile tju përkujtoj, as në varrim nuk morët pjesë, e as që i ngushëlluat ndonjëherë.
Kush i beson loteve tua, o Ali Ahmetit? Mos bëjë Teatër, aty ku duhet të qëndrosh konform traditës shqiptare.
Bëju burrë…!