Fatmir Bytyqi
Në kolumnën e mëparshme (Kush frikësohet nga dialogu?) shkrova për dialogun si virtyt institucional dhe si mekanizëmpërmes të cilit shoqëria e transformon fuqinë e shtetit nëdrejtësi dhe drejtësi shoqërore, ndërsa interesat dhe identitetete ndryshme në një ambient koheziv shoqëror, kulturor dheekonomik. Por, nëse duam të jemi politikisht të ndershëm me veten, por edhe me qytetarët, duhet të themi se nuk ka thirrjetë besueshme për dialog në shtet, nëse dialogu nuk jeton edhenë shtëpitë tona politike – partitë. Nuk mund të presimpolitikë serioze, të mprehtë demokratike apo gjithëpërfshirëse, nëse brenda, mes tanëve, nuk dimë të dëgjojmë, tëkorrigjohemi dhe të ndryshojmë.
Pikërisht dua të jap një vështrim mbi një dukuri që në heshtje, por këmbëngulshëm, e gërryen besimin në politikë në atdheuntonë. E kam fjalën për partitë politike, për heshtjenbrendapartiake që shumë shpesh maskohet pas perdes sëunitetit. E kam fjalën për atë “unitet” që kërkon aklamacion, e jo cilësi argumentesh; që, duke kërkuar disiplinë dhe lojalitet, e humb kuptimin dhe legjitimitetin e ekzistencës së vet politike. “Unitet” që është reflektim i frikës nga biseda e argumentuar, nga dialogu.
Duke pasur parasysh qëndrimin tim të fortë vleror, kamobligim moral që këtë vlerësim timin për cilësinë e “demokracisë” brendapartiake në Maqedoni ta saktësojideologjikisht – socialdemokracia nuk buron nga frika prejdialogut; ajo është produkt i bindjes së thellë se dinjiteti injeriut është më i rëndësishëm se komoditeti brenda/mbistrukturën partiake. Jeta e saj brendapartiake kërkonndjeshmëri ndaj obligimit moral që kohezioni të mbahetpërmes dialogut. Socialdemokracia, nëse do të thotë diçka përdisa parti në Maqedoni, duhet të nisë nga vetëkritika, e cilanuk duhet përjetuar si vetëposhtërim, por, përkundrazi, sipjekuri për t’u parë në pasqyrë dhe për të pranuar se humbja e zgjedhjeve është vetëm pasojë e braktisjes së dialogutbrendapartiak.
Socialdemokracia evropiane, kur është vitale, ka disa gjëra tëpërbashkëta që nuk varen nga shteti, lideri apo cikli zgjedhor. Së pari, ka vendosur një vijë vlerore si etikë praktike politike, e shprehur përmes respektit për punën, luftës për barazi, mbrojtjes së dinjitetit njerëzor, solidaritetit dhe pranimit tëdallimeve në të gjitha shprehjet e tyre identitare, kulturore, fetare apo shoqërore. Së dyti, ka një lidhje organike tëzhvilluar me njerëzit përmes sindikatave, organizataveqytetare, komuniteteve lokale, të rinjve, grupeve profesionaledhe grupeve të tjera të organizuara formalisht osejoformalisht, por shoqërisht të cenueshme. Së treti, ka guximin të ripërtërihet pa u vetëshfuqizuar, të hyjë në tema tëreja (ekologjia, të drejtat digjitale, barazia gjinore, shërbimetpublike), por pa e braktisur zemrën e idesë së vet. Dhe sëkatërti, ndoshta më e rëndësishmja, ka demokraci tëbrendshme që lëviz dhe mbijeton përmes debatit të hapur dhegjithëpërfshirës, garës së ndershme të ideve, përgjegjësisë sëqartë dhe një kulture ku lidershipi dëshmohet duke dëgjuarmendime dhe qëndrime të ndryshme.
Dialogun brendapartiak e respektoj dhe e vlerësoj lart, sepseai është letër lakmusi ose indikator nëse partia ështëinstitucion i interesit publik apo organizatë private përmbijetesë shoqërore personale. Me këtë rast, edhe një herëdua të theksoj: dialogu nuk është shkëmbim monologësh, nukështë puna “të dëgjohemi”, e pastaj secili të mbetet në tëvetën. Dialog ka vetëm atëherë kur ka konstruktivitet tëbazuar në gatishmërinë për ndryshim si rezultat i argumentevetë palës tjetër. Përndryshe, ai është vetëm teknikë e shtyrjes, kozmetikë politike dhe menaxhim i përshtypjes se “po bisedohet”, ndërkohë që vendimet janë marrë prej kohësh.
Pikërisht për këtë arsye, tubimi më i lartë partiak i nesërm ipartisë sime, LSDM, duhet të jetë forum ku do të dëgjohenqëndrime të ndryshme pa frikë, ku mospajtimet nuk do tëstigmatizohen si tradhti, por si dëshmi se partia është e gjallë. Nëse brenda, mes tanëve, nuk kemi guxim të udhëheqimdialog – si do të kërkojmë dialog nga të tjerët?
Socialdemokracia është kulturë politike e dëgjimit, e argumentit, e korrigjimit, e respektit ndaj anëtarësisë dhemendimit ndryshe. Dhe këtu është poenta kryesore: krizamund të tejkalohet duke u kthyer te kjo domethënie vlerore, sepse zgjedhjet mund të fitohen vetëm nëse dihet pseekzistohet politikisht.


