Hamdi Nuhiju
Sa më shumë që po ofrohet data e zgjedhjeve lokale, aq më shumë po paraqitet dilema e votuesve në lidhje me fituesin e zgjedhjeve lokale. Votuesi është para një udhëkryqi, por kësaj here e ka një komoditet, pasi që nuk është i shantazhuar dhe kërcënuar nga askush sikur në të kaluarën.
Votuesi zgjedh me kokën e tij për opsionin që atij i pëlqen dhe i përshtatet për ta përfaqësuar në katër vitet e ardhshme. Tashmë është komod me idenë se mund që ti sheshoj idetë dhe ti vendos në peshoren logjike të gjërave duke shfrytëzuar shqisat e tij për të perceptuar idenë më të pranueshme.
Edhe pse prapa vetes e ka lënë idenë e kërcënimit dhe shantazhit, prapë se prapë duhet pasur kujdes për manipuluesit e emocioneve. Nëse logjika kur je i gëzuar askujt mos i premto asgjë, dhe kur je i hidhëruar mos jep vendime, kjo logjikë duhet që të mbisundoje edhe në kutinë e votimit. Ai që të përfaqëson ty nuk e ka për detyrë me të vizituar vetëm nëpër ngjarje të vdekjeve dhe martesave, por duhet që të materializoje politika që të sigurojnë një jetë të dinjitetshme.
Kjo me fjalë tjera përkthehet:
– taksa më të mëdha për komunën,
– targa të veturave për komunat,
– shërbime sociale dhe shëndetësore cilësore,
– siguri në trafik,
– investime në energji të rinovueshme,
– rikthimi i kooperativave bujqësore,
– krijimi i vendeve të reja të punës,
– krijimi ose shtimi i policisë ekologjike ose komunale
– ndërtimi i shkollave dhe cerdheve të reja.
Logjika, ai është i mirë se merr pjesë në secilën ngjarje familjare të një banori të një komune, nuk nënkupton se ai është i duhuri për të udhëhequr me komunën.