Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka publikuar emrat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, teksa ka theksuar se ai mbetet bartës i listës.
Gjithashtu, kreu i LVV-së, ka dhënë edhe disa detaje rreth kandidatëve për deputetë, transmeton Telegrafi.
Kurti ka pohuar se lista e tij do të jetë fituese, dhe ka numrin 127.
Më poshtë lista e publikuar nga kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti:
- Albin Kurti – bartës liste.
- Vjosa Osmani – ligjëruese në fushën e drejtësisë, ushtruese e detyrës së Presidentes dhe Presidente e ardhshme e Republikës së Kosovës.
- Glauk Konjufca – aktivist i Lëvizjes, studiues i filozofisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme e Diasporë, deputet i Republikës.
- Vasfije Krasniqi – aktiviste dhe zëri i drejtësisë së munguar të të gjitha viktimave të luftës së fundit në Kosovë.
- Avni Dehari – veprimtar i kamotshme i çështjes kombëtare, ish i përndjekur politik, shkrimtar, publicist.
- Albulena Haxhiu – aktivistja e pandalshme e Lëvizjes tonë, juriste, e ish-Ministre e Drejtësisë.
- Arben Vitia – aktivist i Lëvizjes, mjek i përgjithshëm, Kryetar i Qendrës tonë në Prishtinë, e ish-Ministër i Shëndetësisë.
- Donika Gërvalla – veprimtare e shquar në mërgatë, Kosovë e Shqipëri. Vajza e heroit Jusuf Gërvallës.