Shkallët më të mira të interesit për depozitat me afat
ProKredit, si bankë e vetme në vend me kapital gjerman, me përkushtim punon në ndërtimin e kulturës së kursimit dhe investon në edukimin financiar të klientëve të saj.
Në kampanjën më të re, ProKredit i ofron shkallët më të mira të kamatave në tregun e depozitave me afat në euro si dhe në denar. Përskaj kursimit të sigurt për të ardhmen, depozita me afat e bankës ProKredit sjell edhe përfitime shtesë për klientët:
– Shkallë fikse dhe të garantuar të kamatës,
– Afatizim në 25 muaj- 1,8 % për euro dhe 2,5 % për depozita në denar,
– Mundësi për afatizim të kursimeve drejtpërdrejt përmes e-bankimit,
– Shërbim i lartë profesional dhe përkrahje nga Këshilltari personal banka.
Ajo përmes së cilës klientët e njohin Bankën ProKredit në treg janë shërbimet digjitale bankare dhe mundësia për aplikim onlajn, madje edhe për depozitat me afatizim. Procesi është i thjeshtë dhe tërësisht onlajn, me çka në mënyrë shtesë kursen në kohë.
“ Njëra prej angazhimeve tona kryesore si bankë është promovimi i kulturës së kursimit dhe për këtë arsye edhe përmes kampanjave tona promovuese ofrojmë kushte më të mira në treg të cilat presim që ti motivojnë qytetarët që të vendosin për ti investuar mjetet e tyre në të ardhmen. Por, këtë nuk e bëjmë vetëm përmes promovimit të shkallëve të mira kamatore, por edhe përmes edukimit. Ajo që është unike për ne në treg është që edhe përskaj procesit në tërësi të digjitalizuar, ProKredit ofron shërbim të personalizuar për secilin klient që fiton këshilltarin personal bankar. Ky shërbim në tërësi është pa pagesë dhe është i qasshëm për secilin klient në bankë që ka nevojë për këshilla për investim, kursim ose kreditim. Për kënaqësinë tonë të madhe, klientët me të vërtetë dinë që ta njohin cilësinë e shërbimit tonë profesional dhe kemi fidbek të shkëlqyeshëm nga tregu”, deklaruan nga ProKredit banka.
ProKredit është e etabluar si bankë e sigurt me një portofolio të lartë kreditore cilësore, shkallë stabile e kredive në raport me depozitat dhe likuiditetin e lartë, që janë faktor kyç gjatë zgjedhjes së bankës ku kursimtarët i investojnë mjetet personale.
Në mënyrë shtesë, rejtingu i lartë kreditor i vërtetuar nga agjencia ndërkombëtare me renome Fitch Ratings është vërtetim për punën cilësore të bankës dhe stabilitetit të saj në treg.
“Në fund, por ndoshta edhe më e rëndësishmja- me klientët tanë i ndajmë vlerat në të cilat fuqishëm besojmë dhe kanë të bëjnë me të ardhmen. Njëherit, mjetet nga depozitat investohen në projekte të cilat promovojnë qëndrueshmërinë e shoqërisë. Dhe kështu, mbi 90 % nga portofolio kreditore e ProKredit është e plasuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme të cilat janë gjenerator kryesor për ekonominë tonë, ndërsa njëkohësisht 20 % nga kredit e përgjithshme janë të plasuara në projekte efikase energjetike dhe projekte për mbrojtjen e ambientit jetësor.”
Më shumë informacione për depozitat promovuese mund që ti gjeni në sajtin e ProKredit Banka:
https://www.pcb.mk/aplikacija-za-otvoranje-orocen-depozit.nspx