Kurbetçitë e Pollogut investojnë paratë e tyre për ndërtimin e objekteve dhe terreneve sportive, për t’u krijuar kushte të mira gjeneratave të reja që në mënyrë të frytshme të shftytëzojnë kohën e lirë dhe të zhvillojnë talentin e tyre në sportin e mundjes dhe të gjimnastikës.
Një shembull i shkëlqyer i investimit të parasë private në arsimimin dhe edukimin e drejtë të gjeneratave të reja, është Bujar Kadriji, banorë i fshatit Dobërdoll të Gostivarit dhe pronar i një biznesi të suksesshëm në Kroaci.
Kadriji, i cili ka qenë kampion i Kroacisë në mundje, me paranë e fituar me shumë mund në kurbet, tërësisht ka renovuar dy klasat e shkollës fillore “Sali Lisi” dhe i ka shëndrruar në salla sporti, ku të rinjtë e fshatit mund të merren me sportin e mundjes, ndërsa vajzat me gjimnastikë.
Pas kthimit në vendëlindje, ai ishte dëshpruar kur kishte parë se fëmijët pas orëve të mësimit enden kot rrugëve të fshatit dhe nuk shfrytëzojnë kohën për të realizuar aktivitete sportive.
“E fillova, sepse rrugës shikoja gjithmonë fëmijë të cilët kanë nevojë të merren me sport. Posaçërisht me sporte luftarake, për të cilat ne shqiptarët kemi talent më shumë se nacionalitet tjera dhe vendosa që të ndërtoj këtë sallën këtu” rrëfen Bujar Kadriji.
Sallat e renovuara nga Kadriji, i kanë të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve sportive, ndërsa më parë nuk kanë pasur asgjë përvec mureve dhe dritareve.
“Është vendosur parketi, dyshekët, prej ceradës përsipër, pasqyrat, ndriçmi, lyerja e sallës, komplet domethënë e kam bërë me vetfinancim. Nuk ka lidhje ajo që unë e kam bërë me vetfinancim, sa më gëzon fakti që këtë sport jua prezantoj fëmijëve, të cilët kanë shfaqur shumë interes”- thotë me tej Kadriji.
Në sallat e sportit ushtrojnë gati 50 fëmijë të moshave të ndryshme, ku Kadriji njëherit është edhe trajner sporti, ndërsa gjithçka fëmijëve u ofrohet falas. Ai është veçanërisht i gëzuar që hapja e klubit të gjimnastikës për vajzat është pritur me shumë interes, sepse ato në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi të tregojnë aftësitë e tyre fizike.
“Unë jam i sigurtë dhe kam parë, se me të vërtet prej 40 vajzave që janë prezente nëpër stërvitjet e gjimnastikës, 10 prej tyre i realizojnë ushtrimet sikur të jenë profesioniste”- thotë trajneri Kadriji.
Këtë iniciativë e ka mirëpritur edhe drejtori i Shkollës “Sali Lisi”, Nexhmi Ibraimi, i cili thotë se shkolla nuk ka mundësi të renovojë sallat për shak të financave të kufizuara.
“ E kam mirëpritur si iniciativë, se shkollat, e dijmë, jemi të limutuar me fondet. Është iniciativë shumë pozitive. Ne vendin tonë kanë munguar iniciativa të tilla. Ka efekt edhe në aspektin edukativ, pasi sporti dihet se i fisnikëron gjërat dhe fëmijët i largon nga rruga dhe nga veset e kqija”- thotë drejtori Ibraimi.
Tani kur klubi i mundjes Besa është themeluar, trajneri Kadriji mendon për të ardhmen, sepse duhet të sigurohet ekzistenca e tij.
“Jo një vit, jo 6 muaj, por të ekzistojmë me dekada dhe ta përcjellim, pas nesh ta marri dikush tjetër, brezat e ardhshëm këtë vullnet që e kam unë tani. Nuk e kam mendjen të ndalem”- premton Kadriji.
Kontributi i kurbetqarëve për fshatin e tyre nuk përfundon me kaq.
Përball shkollës është bërë një investim edhe më i madh që arrin vlerën e mbi 150 mijë eurosh, donacion nga Haxhi Muhamet Tahiri, i cili ka rregulluar fushën e sportit, e cila për vite të tëra kishte mbetur një djerrinë e papërdorshme.
“Personi që ka investuar është shumë human. Kemi instaluar sistemin e vetujitjes, reflektorët që japing ndriçim rreth 54 mijë vat që ushtrimet dhe ndeshjet të mund të realizohen edhe gjatë natës. Edhe zhveshtoret janë me kushte shumë të mira, ulëset i presim nga dita në ditë që të vijnë të montohen. Ky është hap i madh për fshatin tonë, që të kemi fushën tonë, klubin e mundjes”, sqaron Kadriji.
Puna që kanë realizuar për 6 muaj, do të finalizohet më 15 prill, kur në mënyrë solemne do të lëshohet në përdorim stadiumin KLUBI BESA.
Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com