Deputeti i VMRO-DPMNE-së nga Struga, Jovan Jauleski ka publikuar një status në rrjetet sociale, të shoqëruar me një video ku maturantët shqiptarë, maqedonas dhe turq të SH.M.K “Ibrahim Temo” festojnë së bashku maturën.
Në statusin e tij, ai e ka vlerësuar këtë moment si shembull të bashkëjetesës në qytet.
“♥️ Kur mendoj për bashkëjetesën, mendoj për Strugën! 🇲🇰🇦🇱🇹🇷 Gëzuar maturën të gjithëve! Shumë sukses në të ardhmen dhe – kujdesuni për veten dhe vazhdoni të qëndroni kështu, si sot” ka shkruar deputeti Jauleski.
Videoja paraqet atmosferën e festimit të përbashkët të maturantëve nga komunitete të ndryshme etnike, ndërsa mesazhi i publikuar vë theks te bashkëjetesa dhe uniteti në Strugë.


