Një 29-vjeçar nga Berati ka rënë në pranga, pasi akuzohet se kundërshtoi dhe dhunoi punonjësin e policisë.
Në pranga përfundoi 29-vjeçari Ermelind Dollani, banues në Lapardha. I riu u arrestua në ambientet jashtë spitalit të Berait.
NJOFTIMI I POLICISË
Kundërshtoi punonjësit e Policisë dhe ushtroi dhunë ndaj tyre, arrestohet 29-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në ambientet e jashtme të spitalit rajonal Berat, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, ka kundërshtuar punonjësit e policisë.



