Pritet që kryeministri Zoran Zaev të intervenojë në kontestin BDI- LSDM në qytetin e Kumanovës. Edhe një muaj pas zgjedhjeve lokale, ku fitues absolute doli LSDM dhe tashmë kryekomunari Maksim Dimitrievski, nuk kemi zyrtarizim të koalicionit të po të njëjtave parti që kishin edhe koalicion parazgjedhor, shkruan gazeta Lajm.
Burime tona njoftojnë se Dimitrievski është këmbëngulës që hisen shqiptare ta ndajë në mes shqiptarëve të LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim. Megjithatë, kjo e fundit, kërkon kulaç më të madh, respektivisht ekskluzivitet mbi atë që thuhet se është “hise shqiptare”.
BDI pret një fjalë përfundimtare nga Zoran Zaev, duke e patur të pamundur dakordimin rreth drejtorive me fituesin e zgjedhjeve Maksim Dimitrievskin./LAJMPRESS