Sot edhe zyrtarisht kanë filluar punimet për projektin e instalimit të ngrohjes qëndrore me gas në Shkollën fillore “Bajram Shabani” Kumanovë, investim ky i bërë nga Komuna e Kumanovës dhe N.P “Kumanovo gaz”.
Maksim Dimitrievski si kryetar i Komunës së Kumanovës ka caktuar Sh.F. Bajram Shabani si shkollë e parë në Kumanovë që do ngrohet me gaz, investim kapital i cili është shumë i rëndësishëm prej minimum dy aspekteve – mbrojtja serioze e shëndetit të qytetarëve dhe kursimi financiar.
Për së afërmi inspektuan punimet përfaqësuesi dhe zëvendësdrejtori i NP. “Kumanovo gas”, Shukri Masurica.