Me 18.02.2019 rreth orës 18.05 në vendin e quajtur “Lagja e vogël” në afërsi të fshatit Tromegja, Kumanovë, në udhën bujqësore, traktori i tipit “Universal 445”, e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Tromegja është rrotulluar dhe pastaj është lënduar B.P. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, transmeton Almakos.
Pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza’ në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.