Ditë më parë një kumanovar me veturën e tij “Audi”, u përplas në kutinë metalike e dedikuar për rrjetin e energjisë elektrike, e vendosur në Sheshin e qytetit në Kumanovë.
Nga SPB Kumanovë njoftojnë se “Vetura e tipit Audi me targa të Kumanovës, është përplasur në kutinë metalike, për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar përveç dëmeve materiale, ekipet e SPB, po kryejn hetime në vendin e ngjarjes.
Ndryshe deri tek kjo ngjarje dyshohet të ket ardhur si pasoj e humbjes së kontrollit të shoferit si dhe shpejtësisë së tejkaluar.