Problemet e para i janë shfaqur Visar Ganiut si kryetar i Çairit që nga dita e parë. Është fjala për një problem mes dy klaneve që ekzistojnë në këtë komunë. Klani I Beqir Asanit dhe ai i ish Kryetarit Izet Mexhiti. Që të dy klanet duan që njeriu i tyre të jetë shef kabineti tek Ganiu.
“Klani i Izet Mexhitit, duan që Ejup Ademi të jetë shef kabineti tek Ganiu, kurse klani i Beqës dëshiron që postin e njejtë ta merr Besnik Ajeti”, tha një punonjës i komunës i cili deshi të ngel anonim/KumanovaPress/