Kumanova është shndërruar në qytetin më të ndotur të Maqedonisë. Nga stacioni matës shifrat tregojnë se gjatë ditëve të fundit grimcat PM10 arrinin mbi 900. Qytetarët ankohen se askush nuk po merr masa për parandalim e ndotjes që çdo ditë e më shumë po i helmon ata.
“Duhet të merren masa duhet gjetur se prej nga po krijohet kjo ndotje”.
“Po e din edhe vet ata që janë në pushtet këtë problem edhe e gjithë bota e dinë se jetojmë sikurse në Somali. Po çfarë shteti kush me marr masa , këtë shtet nuk po e njeh askush e ne duam ta drejtojmë.
“Në Kumanovë për vite me radhë kanë punuar shumë fabrika por edhe ngrohjet qendrore të gjitha kanë qenë me thëngjill, e nuk është ndotur ajri kaq shumë sikurse tash, tash është ndotur shkaku se populli nuk ka për të djegur dru për ngrohje por ngrohet duke djegur plastika – shprehen disa qytetarë të revoltuar për gjendjen.
Këshilltarët komunal të Kumanovës në një seancë të jashtëzakonshme kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që në këtë qytet të vendoset edhe një stacion matës i ndotjes së ajrit. Ministri Ahmeti premtoi stacion shtesë, por nuk foli për masat që do të ndërmerren për uljen e ndotjes enorme.
“Ministria të cilën ne e drejtojmë ka rreth 20 stacione matëse pothuaj se në të gjitha qytetet më të mëdha të vendit përfshi këtu edhe Kumanovën dhe në investimet tona të mëtutjeshme të sigurimit të një numri më të madh të stacioneve matëse sigurisht do ti përgjigjemi pozitivisht kërkesës – deklaroi Bashkim Ahmeti, Ministër i Ekologjisë.
Në Kumanovë nuk ka fabrika që mund të nxisin ndotjen e përmasave të këtilla. Sipas autoriteteve ndotja mund të ndodh për shkak të lëndëve djegëse të cilët qytetarët po i shfrytëzojnë për ngrohje por edhe nga numri i madh i makinave që qarkullojnë nëpër qytet.
https://www.youtube.com/watch?v=sI9EbkfPXPc