Edhe një e dhënë që tregon se rënia e natalitetit në Kumanovë po merr përmasa alarmante. Për herë të parë sivjet në këtë qytet numri i nxënësve që janë regjistruar në vit të parë të shkollës së mesme është më i madh se numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë të shkollave fillore.
Sipas të dhënave zyrtare, në shkollat fillore të Kumanovës sivjet janë regjistruar 1160 nxënës në klasë të parë, kurse në vit të parë të shkollave mesme janë regjistruar 1270 nxënës, shkruan Gazeta Lajm.
Në pesë shkollat e mesme në Kumanovë, për vitin e parë këtë vit janë regjistruar 1270 nxënës, që është numër dukshëm më i vogël në krahasim me vitin e kaluar, informojnë nga Sektori për arsim në Komunën e Kumanovës.
Interes më të madh ka tek shkolla mjekësore dhe gjimnazi, ndërsa interesi më i vogël është tek drejtimi tekstil.
Në shkollën e mesme “Pero Nakov” këtë vit janë regjistruar 141 nxënës që është më pak në krahasim me vitin e kaluar kur u regjistruar 192 nxënës. Ulje të madhe të numrit të nxënësve është shënuar në paralelen në gjuhën shqipe.
Numër i ulët i nxënësve është shënuar edhe në shkollën e mesme “Nace Bugjoni” – 508, ndërsa vitin e kaluar ishin regjistruar 514 nxënës.
Në shkollën “Kiro Burnaz” këtë vit janë regjistruar 131 nxënës që është për 7 nxënës më shumë në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në gjimnazin “Sami Frashëri” ka 3 nxënës më shumë se vitin e kaluar. Në gjimnazin “Goce Dellçev” janë regjistruar 33 nxënës më shumë se vitin e kaluar.
Data 28.05.2026
Aktuale
- Ahmeti dhe Sela takohen me kongresmenin Keith Self
- “Edhe Ngushtica e Korfuzit duhet ndarë nga e para”- Beja për marrëveshjen e detit: Po sillen si inferiorë ndaj Greqisë, ndarja duhet të jetë e barabartë! Dikush ka interes që…
- Mevlan Ademi : Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan Keith Self
- Shqiptari plagos me armë pronarin e një dyqani në Greqi, arratiset me makinë dhe përplaset me disa automjete gjatë ndjekjes nga policia
- Studentët: Shqetësimet i paraqitëm drejtpërdrejt para kongresmenit amerikan Keith Self
- Denoncimi për ndërtimin mbi bunker në Durrës, pas investigimit të “TakFak” reagon IMT: Shkallët pa leje do të prishen brenda…
- Abdiu: Qytetarët harxhojnë 3 miliardë euro në vit në bixhoz
- FOTO/ Zjarr në ambientet e godinës së Policisë së Tiranës, alarmi dhe dyshimet për shkakun e vatrës!

