Me vendim e djeshëm të Qeverisë, Kumanova është vendosur në karantinë që nga ora 21:00 e një dite më parë dhe do të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së hënë. Poashtu dhe gjatë javës, ora policore në këtë qytet do të filloj 5 orë më herët, pra nga ora 16:00, derisa në pjesën tjetër të shtetit fillon në orën 21:00 dhe zgjat deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës tjetër. Ky vendim u morë nga Qeveria, pasi numri i të infektuarëve me Covid-19, sa vjen e shtohet. Në 24 orët e fundit, në këtë qytet janë shtuar edhe 8 raste të reja me koronavirus dhe është shënuar edhe 1 viktimë, ndërkaq edhe viktima e parë e shënuar në territorin tonë nga virusi, ishte nga ky qytet. Gjendja në Kumanovë është tërësisht e qetë dhe në përgjithësi qytetarët po i përmbahen rregullave të karantinimit.
Në mesin e personave të infektuar me koronavirus janë edhe 11 persona nga spitali i Kumanovës dhe për këtë janë dërguar 2 mjekë, 1 nga Shkupi dhe 1 nga Shtipi, për të ndihmuar spitalin në organizimin e punës në spital.
Poashtu me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ministria solli vendim që të gjithë personat shëndetësor që janë nga Kumanova dhe që punojnë në qytete të tjera, do të angazhohen që të punojnë në spitalin e Kumanovës. Ata do të punojnë së paku 14 ditë dhe pastaj caktohet ekip tjetër sipas sistemit të rrotacionit.
Kryetari i komunes së Kumanovës Maksim Dimitrievski përmes një statusi në facebook kërkoi nga bashkëqytetarët e tij që të ju përbahen rregullave, pasi kjo do të ndikoj që virusi të mos shpërndahet më shumë. Ai gjithashtu rikujtoi se vendosja e Kumanovës, ishte kërkesë e tij që nga data 22 mars.
Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës: “Të dashur bashkëqytetarë, numri i pozitiv i të prekurve nga virusi Kovid-19 në Kumanovë është rritur dukshëm. Vendimi për të kufizuar lëvizjen është i domosdoshëm, të gjithë duhet ta respektojmë atë. Ne e kemi kërkuar këtë masë që më datën 22 mars. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të disiplinuar, mund të durojmë deri të hënën, ata që nuk kanë mundësinë të furnizohen me ushqime do të marrin ndihma këto dy ditë. Shëndeti kolektiv është përparësia numër një”.
Kurse nga komuna e kumanovës kërkojnë që Qeveria urgjentisht të vendos masë që marketet dhe shitoret të bëjnë shitje të produkteve online dhe përmes telefonit.
Tabel: Komuna e Kumanovës
“Kërkojmë nga Qeveria që urgjentisht të sjellë masë me të cilën do të mundësohet puna e marketeve dhe shitoreve, të cilat do të punojnë online dhe përmes telefonit do të bëjnë shitje të produkteve ushqimore dhe distribuim deri te blerësit në adresën e shtëpisë në ditët sa zgjatë ora policore”.
Ndërkaq, nga ora policore përjashtohen policia, ushtria dhe të punësuarit shëndetësor. Poashtu edhe aktivitetet bujqësore do të mund të zhvillohen lirshëm.