Ndonëse nuk është ndonjë qytet i zhvilluar industrial, megjithatë Kumanova radhitet ndër qytetet me ajër më të ndotur në vend por edhe më gjerë. Bazuar në të dhënat e stacionit matës, ndotja e ajrit ka arritur në mbi 950 grimca PM10. Kjo ka bërë që qytetarët vazhdimisht të alarmojnë institucionet kompetente për të ndërmarrë masa urgjente për situatën.
“Patjetër se duhet ndërmerren masa, por çfarë masa? Nuk kemi fshesa elektrike që ti thithë këto grimca, këtu duhet edhe popullata të marrë masa, të jenë më të kujdesshëm”.
“Ajo që nuk ndërmerren masa të caktuara, argumentet flasin qartë se kemi ndotje të tepërt të ajrit ku ne si qytetarë të Kumanovës tash po e marrim vesh se qyteti jonë është ndër më të ndoturit në Maqedoni, organet kompetente duhet që patjetër të ndërmarrin masa që të ulet ky nivel i ndotjes së ajrit”.
“Po komunën e ka zënë gjumi dhe jo vetëm atë por të gjithë, si nuk ka ndotje të ajrit e gjithë Kumanova është e ndotur, sigurisht se duhet të merren masa, të ishte nga ana ime menjëherë do kisha marr masa”, shprehen të revoltuar disa qytetarë të Kumanovës.
Kritikues më i madh i gjendjes alarmante të ndotjes së ajrit është edhe partia opozitare në Kumanovë VMRO-DPMNE e cila kritikon autoritetet lokale për neglizhencë.
Ne si parti alarmojmë po thuaj se gjatë tërë dimrit. Nuk duam që këtë problem ndër më të theksuarin në këtë moment ta zhvendosim në politikë ditore por insistojmë në zgjidhje afatgjate. Shpresojmë se pushteti lokal me të gjithë faktorët politikë, ekspertë, dhe faktor tjerë në vend që të bëjë plan afat gjatë për zgjidhjen e këtij problemi – tha Dejan Ristov, VMRO-DPMNE.
Përkundër insistimit tonë, nga komuna e Kumanovës askush nuk deshi të prononcohet rreth këtij problemi. Ndryshe, ndër shkaktarët e ndotjes së ajrit përmenden djegia e lëndëve të ndryshme , si vajra të djegura motorike, shishe të plastikës, goma e të ngjashme, të cilat qytetarët i shfrytëzojnë për ngrohje në të shumtën e rasteve, për shkak të buxhetit të ulët financiar dhe pamundësisë për të siguruar ngrohje më cilësore.
Data 18.05.2025
Aktuale
- Tronditëse/ Shembet muri rrethues i një objekti, humbet jetën tragjikisht 4-vjeçarja
- Kush do ta zëvendësoj Salim Sulejmanin në Kuvend?
- Ceremonia e inaugurimit të Papa Leoni XIV, Presidenti Begaj në Vatikan: Le të frymëzohemi nga misioni i tij për paqen dhe ndërtimin e urave të dialogut
- Dr. Mahmut Çevik përkujton tatarët e Krimesë: Dëbimi i vitit 1944 është një nga dhimbjet më të mëdha në historinë e njerëzimit!
- VLEN-i fiton edhe një deputet? Ja kush pritet ta zëvendësojë Salim Suljemanin pas dorëheqjes
- Pensionet me Italinë, kryeministri Rama: Marrëveshja gati për zbatim, ‘motra’ Meloni më dorëzoi dokumentin final
- VLEN: Më të unifikuar se kurrë, zhvillime të reja politike në vend!
- Salim Sulejmani jep dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake të ASH-së dhe nga pozita e deputetit në Kuvendin e RMV-së