Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë, pothuajse i pasfiduar.
Shumë prej zërave kritikë, që dikur kanë folur kundër tij, janë detyruar të jetojnë në mërgim, të tjerë janë burgosur – me raste edhe janë vrarë.
Deri në kohën kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, më shumë se dy dekada të shtypjes së disidentëve, e kanë zhdukur edhe opozitën në Rusi.
Në vitet e para të udhëheqësisë së Putinit, ai i ka fuqizuar oligarkët rusë – njerëz veçse të pasur, por edhe me ambicie politike.
Mikhail Khodorkovsky, dikur udhëheqës i gjigantit rus të naftës, Yukos, është arrestuar më 2003, dhe ka qëndruar 10 vjet në burg, për evazion fiskal dhe vjedhje, pas financimit të fushatave të partive opozitare.
Pas lirimit, ai është larguar nga Rusia.
Boris Berezovsky, një tjetër oligark, që madje i ka ndihmuar Putinit të ngjitet në pushtet – ka vdekur në ekzil, më 2013, në Mbretëri të Bashkuar.
Është raportuar që ai ka bërë vetëvrasje.
Me kalimin e kohës, të gjitha mediat kryesore në Rusi kanë rënë nën kontrollin shtetëror, apo e kanë ndjekur linjën e Kremlinit.
Aleksei Navalny



