Gjendemi në momentin më të mirë qysh nga viti 1995, ndërsa një marrëveshje e ndershme dhe funksionale mund që të i sjell dobi popujve të dy vendeve, ka thënë në një intervistë, Nikos Ksidakis, deputet dhe zëdhënës i grupit parlamentar në pushtet SIRIZA, transmeton Almakos.
Si ish MPJ alternative, Ksidakis e njeh mirë problemin midis dy vendeve dhe komentoi se dritarja e mundësisë së zgjidhjes edhe më andej është e hapur dhe duhet që të ngel ashtu deri në arritjen e një marrëveshje të përbashkët.
Ksidakis ka thënë se është më optimist në krahasim me atë që ka qenë para 15 ose 20 viteve, ndërsa në intervistën për MIA ka shpreh bindjen se marrëveshja eventuale do të kaloje në Parlamentin grek edhe përskaj mos pajtimeve me partnerin e koalicionit në qeveri, Panos Kamenos./Almakos/