Në seancën e djeshme Komisioni Shtetëror ka njoftuar se do të ketë përsëritje të votimit në katër komuna: Gostivar, Qendër Zhupë, Mavrovë-Rostushë dhe Vrapçisht, për shkak se nuk është arritur censusi i nevojshëm i daljes së votuesve.
Sipas Kodit Zgjedhor, për që një proces zgjedhor të konsiderohet i vlefshëm, duhet të marrin pjesë së paku një e treta e votuesve, pra 33,33%.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën, pjesëmarrja në këto komuna ishte si më poshtë:
Gostivar – 33,31%
Vrapçisht – 25,18%
Mavrovë-Rostushë – 30,31%
Qendër Zhupë – 21,49%
Për shkak të mospërmbushjes së këtij pragu, do të organizohet rivotim në këto katër komuna.
Sipas ligjit, nëse një komunë ka përsëritje të votimit, atëherë duhet që zgjedhjet të shpallen në afat prej 60 ditësh. Në ndërkohë, Qeveria do të duhet të emërojë ushtrues detyre i cili do t’i kryejë detyrat e kryetarit.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Panairi i Kantonit, një platformë ekspozimi dhe shërbimesh intiligjente
- Pas qëndrojnë “duart e errëta”/ Teoria e komplotit që po përpiqet të përhapë qeveria për revoltën e studentëve
- 51 policë të lënduar në Shqipëri, vizita e Drejtorit të Policisë në spital
- Studentët kundër Ramës, protestat përhapen në Shqipëri, Fox News: Kryeministri refuzon dorëheqjen
- Kryediplomati turk u kërkon anëtarëve në Samitin e Bakusë të mbështesin të drejtat e palestinezëve
- Sami Lushtaku: Askush nuk mund të më gjunjëzojë, as Serbia
- Revolucioni i riciklimit: Danu Robotics prezanton robotin inteligjent H.E.R.O.
- Krah i reperit të njohur, zbulohet partneri misterioz i Baby G me të cilin artistja po pret fëmijë



