Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në ora 03:30 ka ndërprerë një seancën publike ku shqyrtoheshin ankesat nga partitë politike për zgjedhjet e mbajtura më 11 dhjetor, njofton SHENJA. Seanca është paraparë që të vazhdojë sot në mesditë.
KSHZ-ja deri më tani ka refuzuar shtatë nga gjithsej tetë ankesat e Lëvizjes BESA, ndërsa për ankesën e fundit, është paraparë që një grafolog të bëjë ekspertizë të nënshkrimit të një votueses.
KSHZ mbrëmë ka diskutuar edhe për katër nga gjithsej tetë ankesat e LSDM-së, të cilat i refuzoi, ndërsa sot pritet të vazhdojë me shqyrtimin e ankesave të mbetura. /SHENJA/