Komisioni Shtetëror për Zgjedhjet ka caktuar numrat rendor me të cilat kandidatët për kryetarë komunash do të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor. Kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga radhët e LSDM-së do të garojnë me numrin rendor 19, VMRO-DPMNE me numër 13, BDI me numrin rendor 3 dhe Lëvizja BESA me numrin rendor 14.
Në listën zgjedhore nën numrin rendor 1 do të garojnë kandidatët për kryetarë komunash dhe këshilltarë nga SDPM, i dyti në listë radhitet Koalicioni Aleanca për Shqiptarët e përbërë nga RDK dhe UNITETI, NDM me numrin rendor gjashtë, VMRO popullore numër 7, 8 Lëvizja Bashkimi kombëtar i Turqëve, Partia Aleanca për shqiptarët 9, TMRO 10, Partia Demokratike e Turqve 11, GROM 12, PDSH numër 15, E majta numër 16, Partia për Prosperitet Demokratik 17 dhe Shoqëria Rome 18.
“Renditja e listave të kandidatëve të listës zgjedhore përcaktohet me short nga ana e komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe ai numër është i njejtë në të gjitha komunat. Në komunën ku nuk do të ketë përfaqësues të vet, numri i duhur i parashtruesit të listës, do të jetë i braktisur, dhe në vendin e tij do të jetë i shkruar numri rendor i bartësit të rradhës pa lënë vend të zbrazët. Lista të kandidatëve për anëtarë të këshillit dhe lista e kandidatëve për kryetarë të komunave që janë të parashtruara nga i njejti parashtrues marrin numër të njejtë rendor në të gjitha komunat. ”, ka thënë Atanas Urumov, anëtar i pavarur i KSHZ-së.
Ndërkohë që Koalicioni për Manastir e udhëhequr nga BDI, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, koalicioni për Ohrin po ashtu e udhëhequr nga të trija këto parti mbajnë numrin rendor 4, kjo Pasi Listat e kandidatëve të propozuara nga koalicionet të udhëhequra nga partia e njejtë politike, pavarësisht të numrit të partive politike në koalicion, në komuna të ndryshme, kanë numër të njejtë rendor në të gjitha komunat. Ndërkohë që koalicioni Së bashku për Gazibabë, për shkak se është e precizuar se udhëhiqet nga Lëvizja BESA, mban numrin rendor 5.
“Koalicioni për Manastir të udhëhequr nga BDI dhe koalicioni së bashku për Ohër, po ashtu është e udhëhequr nga partia politike BDI, duhet të marrin një numër rendor . Derisa koalicioni së bashku për Gazi Babë dhe së bashku për të ardhme më të mirë, do të fitojnë numër të njëjtë rendor”, ka deklaruar Atanas Urumov, anëtar i pavarur i KSHZ-së .
Në garë për kryetarë komunash janë 20 parti politike dhe koalicione me lista të krijuara dhe 63 kandidatë të pavarur. Tërheqja u realizua në 2 grupe, grupi i parë prej 1 deri në 19 i përfshin partitë politike dhe listat e këshilltarëve ndërkaq në grupin e dytë bëjnë pjesë kandidatët e pavarur dhe numrat e rezervuar për ta ishin nga 21 deri në 73. Renditja e partive gjatë tërheqjes së shortit, është bërë në bazë të shkronjave të para të partive politike.
Ajnur Bafqari /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- VMRO: Filipçe hesht ndaj deklaratave fyese nga Bullgaria
- 16-vjeçari tmerron xhamitë e Tetovës, thyente kasafortat e donacioneve dhe merrte paratë
- Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë
- Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit
- Kapen 500,000 € në “Tabanoc”, në një minibus që drejtohej nga një shtetas shqiptar
- LSM: Shporta sindikale minimale në muajin maj është 68.743 denarë
- Kaq po shitet nafta dhe benzina sot në Kosovë
- Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF

