Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve aktualisht po i sheh nëse ankesat e parashtruara për mbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të zgjedhjeve janë në rregull sa i përket aspektit formal, ndërsa seanca për shqyrtimin përmbajtjesor të tyre është caktuar për sot në orën 18:00. Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dje deri në orën 19:30 kur edhe përfundoi afati, janë parashtruar gjithsej 2.141 ankesa për mbledhje dhe përcaktim të rezultateve nga votimi në zgjedhje. KSHZ duhet të deklarohet për ankesat në afat prej 72 orëve. KSHZ më së voni deri te hënën duhet publikisht t’i shqyrtojë dhe të vendosë për ankesat. Dje para se të përfundojë afati mbi 1982 ankesa ka parashtruar E majta, ndërsa Aleanca për Shqiptarët e cila në zgjedhje ishte në koalicion me Alternativën ka parashtruar 77 ankesa. Paraprakisht deri parmbrëmë ishin parashtruar 82 ankesa, prej të cilave numri më i madh 74, janë nga Aleanca për Shqiptarët por ka edhe dy nga VMRO-DPMNE të cilat kanë të bëjnë me mbledhjen e rezultateve të votimit. LSDM-ja, siç paralajmëroi, nuk ka parashtruar ankesa për këto zgjedhje. Deri te KSHZ-ja është dorëzuar edhe një kërkesë për kontrollim të fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi.
Data 19.09.2026
Aktuale
- Kim Mehmeti: Kosova në Hagë, Shqipëria në ‘Ballkanin e Hapur’ dhe ‘Shtetin Bektashi’!
- Kompania nga Kosova mori dritën jeshile për blerje me vlerë disa miliona euro në Maqedoni
- “Ka momente kur drama personale bëhet e vogël para çështjes kombëtare”, Veliaj për vendimin e Hagës: Do propozoj që Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi të shpallen qytetarë nderi të Tiranës
- Afati i fundit për studentët e vitit të parë për të aplikuar për konvikte është zgjatur
- Lloga: Zhbërja e Gjykatës Speciale është ligjërisht pothuajse e pamundur, Kosova të fokusohet tek sfidat e mbrojtjes ligjore
- Dhuna mes të miturve rikthehet në Shkup, rëndohet një nxënës në Gjorçe Petrov
- LSDM akuzon ZNAM-in për “tradhti ndaj partisë dhe votuesve”: “Dy vjet punë për tenderë”
- Mickoski: Përmes Maqedonisë, Aleksandropoli do të lidhet me Evropën



