Komisioni Shtetëror Zgjedhor njofton se në vendvotimin 2011 në Tearcë nga gjithsej 714 votues të regjistruar, deri në orën 13 kanë votuar 252 persona apo 35.29 për qind e numrit të përgjithshëm.
“Votimi po zhvillohet pa probleme dhe qetë. Deri në orën 11.30 kanë votuar 150 persona, gjë që tregon e tani dalja për të realizuar të drejtën e votës është më e madhe sesa më 11 dhjetor”, njoftojnë nga KSHZ.
Në vendvotim ka vëzhgues nga partitë politike dhe organizatat joqeveritare si dhe prezent janë edhe përfaqësuaes të policisë.

