Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) nuk ka ngritur procedurë para Gjykatës Administrative ose dekretet e bëra nga ana e ish presidentit të shtetit Gjorge Ivanov gjatë kohës së procesit zgjedhor. Kabineti i ish presidentit ka ngritur padi ndaj KSHPK para Gjykatës Administrative. Nëse ajo gjykatë nuk është kompetente duhej ta hedh poshtë lëndën.
Këtë sot e ka deklaruar kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pse Komisioni i Antikorrupsionit ka ngritur procedurë për dekretet e ish presidentit Ivanov dhe nëse për atë do të jep dorëheqje nga arsye morale ose KSHPK do të ngrit iniciativë para Gjykatës Kushtetuese.
Ajo ka shpjeguar se KSHPK ka konstatuar se presidenti Ivanov gjatë kohës së procesit zgjedhor e ka shkelur Kodin zgjedhor dhe ka kryer emërime, ndërsa për atë aktivitet në Kodin zgjedhor është shkruar dënim kundërvajtës. Kemi sjell vendim, ka nënvizuar Ivanovska se presidenti i shtetit konform Kodit zgjedhor duhet të paguajë për atë procedurë kundërvajtës.
Gjykata Administrative, ka thënë Ivanovski, e ka njoftuar KSHPK-në për padinë ndaj ish presidentit në çka Antikorrupsioni siç tha, “ka dhënë përgjigje se pse kanë sjell vendim të tillë”. Vendimi i KSHPK-së është hedhur poshtë nga ana e Gjykatës Administrative, në KSHPK nuk e kanë ftuar Ivanovin të vjen dhe të deklarohet dhe për arsye tjera formale.
“Prandaj shkojmë më tutje në Gjykatën e Lartë Administrative. Atë lëndë KSHPK e ka hapur me iniciativë të veten, ne kishim për obligim atë vendim ta dorëzojmë deri te ish presidenti Ivanov”, ka deklaruar kryetarja e KSHPK-së Ivanovska në prezantimin e sotëm të Shoqatës së qytetarëve “Transparencë Maqedoni” të raportit të parë tremujor për ndjekjen e punës dhe arritjes së Komisionit të Antikorrupsionit me vlerësim për efikasitetin dhe transparencën.
Ndryshe, KSHPK ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së ligjit për ish president në aspekt të asaj nëse përfitimet e ish presidentëve duhet të rregullohen me ligj duke pasur parasysh se presidenti i shtetit është kategori kushtetuese.
“Mendoj se mund t’u sigurojë hapësirë zyrash në pronësi shtetërore dhe ata do të mund edhe më tej të funksionojnë, ndërsa shteti do të kursejë rreth 60 mijë euro në vit”, ka thënë kryetarja e Antikorrupsionit.
Deri në Kuvend iniciativa e KSHPK-së do të zbatohet në afat kohor të privilegjeve të deputetëve.



