Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) konfirmoi se nuk ka shkelje të dispozitave nga neni 45 i Ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave që shënon kufizime për kryerjen e funksionit pas akuzës se kryeministri Dimitar Kovaçevski në cilësinë e zëvendësministrit të Financave ka mundur të ndikojë ndaj procedurës për ndihmë shtetërore për firmën Piksel group të themeluar nga ai dhe kumbari i tij.
Komisioni në seancën e sotme të 94-t ka vërtetuar se firma ka aplikuar në një konkurs të hapur me kushte të plotësuara dhe se marrëveshja për ndihmë financiare ishte nënshkruar para se Kovaçevski të zgjedhet zëvendësministër i Financave.
“Sipas denoncimit se ai nuk kishte të drejtë të merrte ndihmë sipas nenit 52, gjegjësisht thuhet se personat në detyrë dhe personat e afërt të tyre nuk duhet të marrin ndihmë financiare, nuk e përfshin atë, sepse kontrata është lidhur më 13.08.2020, ndërkohë që është bërë zëvendësministër më 23.09.2020, ndërsa lidhur me këtë, më 29.09.2020, pasi ka marrë detyrën e zëvendësministrit, ka dorëzuar kërkesë për tërheqje nga pronësia e firmës dhe kalimin e saj në tërësi për kumbarin e tij”, shpjegoi anëtari i komisionit Shemshi Salai.
ME TE LEXUARA
1 ditë
Arrihet dakordësia PS-opozitë për rezolutën e Kosovës, çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend
7 orë
Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t`u bërë
14 min
UT nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Asociacionin Ndërkombëtar të Studentëve dhe të Rinjve për Paqe në Ballkan
1 ditë
Ulen çmimet e derivateve të naftës Maqedoninë e Veriut
5 orë
Sanksione apo ledhatim: Çfarë do të çojë në Beograd “pesëshja e madhe”?
1 ditë
Sekretari amerikan i Shtetit arrin në Izrael
24 orë
Taravari i kthen përgjigje Limanit pas ftesës që ASH ti bashkohet frontit opozitar
2 orë
RMV, iku edhe një javë tjetër pa tekste shkollore