Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska emëron drejtor të ri të NP “Higjiena Komunale”, pas arrestimit të Sabahudin Rustemit. Ushtrues detyre drejtor do të jetë Aleksandar Jovanovski. Në njoftimin dërguar mediave, nga Qyteti i Shkupit thonë Jovanovski se vjen nga Qyteti i Shkupit si inspektor në Sektorin e Inspektoratit, dhe gjithashtu ka përvojë të mëparshme në Sektorin për Zhvillim Ekonomik Lokal.
“Aleksandar ka shumë vite përvojë në sektorin privat në tregti si udhëheqës i një njësie organizative, dhe me një angazhim pune në Shoqatën për Mbrojtjen dhe Promovimin e Mjedisit, ka punuar në zbatimin e projekteve ekologjike dhe shoqërore përgjegjëse. Jovanovski ka arsim të lartë në menaxhim në Universitetin ‘Goce Delçev’ në Shtip, dhe ka fituar certifikatë ndërkombëtare për Qasje Institucionale ndaj Mbrojtjes së Mjedisit”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.
Data 22.03.2026
Aktuale
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion
- Protesta pa fjalime e opozitës! Qytetarët do të mblidhen para kryeministrisë! Të angazhuar 1500 efektivë policie
- (VIDEO) Shtetet e rajonit marrin masa për parandalim të krizës
- Shkup “Bit Pazar”: Personi i armatosur terrorizon, kryen një grabitje dhe dy tentativa brenda një ore
- Humbi kontrollin mbi motomjetin dhe u përplas me barriera anësore të rrugës, humb jetën 28-vjeçari
- Nikolloski: Në Uashington u konfirmuan raportet e mira politike dhe ekonomike me SHBA-të


