Vet kryeparlamantarja e Shqipërisë Lindita Nikolla ka ndarë disa fotografi në facebook nga ky takim ku shihen Lindita Nikolla dhe udhëheqësi kryesor i ND Group BV, Ylber Aliu.
“Diaspora shqiptare në Landin North Rhine Westfalia, e integruar me sukses në tregun, ekonominë dhe shoqërinë gjermane.
Një takim miqësor e mbresëlënës me z. Ylber Aliu dhe z. Skënder Xhakaliu, përfaqësues të kompanive të themeluara nga sipërmarrësi i suksesshëm z. Lazim Destani, në Düsseldorf.
Përgëzime për sipërmarrjet e suksesshme! Mirënjohje z.Destani edhe për kontributin si anëtar aktiv i Këshillit Koordinues të Diasporës!” ka shkruar në profilin e saj kryetarja e Parlamentit të Shqiprësë Lindita Nikolla.


