Organet hetuese deri më tani nuk më kanë kontaktuar lidhur me rastin “Reket”, deklaroi sot kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është e kyçur në organet hetuese për këtë rast.
“Në këto rrethana nuk dua të flas për procedurën dhe proceset që i udhëheqin organet e tjera. Kur të pyetem prej institucioneve kompetente do të jap përgjigje”, u përgjigj shkurt Petrovska, duke shtuar se nëse kjo do të kërkohej prej saj menjëherë do të paraqitej para organeve kompetente.


