Kryetari i Shoqatës SOS Vita- Shkup, Ertan Shakiri po vazhdon me aktivitete e tij, që në fokus kanë përmirësimin e kushtet e jetesës për personat me nevoja të posaçme. Në këtë drejtim ai sot ka takuar pronarin e kompanisë së njohur Xhevair Holding. Siç njoftojnë nga shoqata, takimi ka qenë shumë i frytshëm dhe me shumë shpresa për të ardhmen.
“Kryetari vazhdon duke i realizuar takimet për të mirën e personave me nevoja te veçanta.
Sot kreu i shoqatës e nderoi firmën e njohur Xhevahir Holding dhe pronarin Z. Eser Xhevahir ku diskutuan shumë çështje të mira për një e jetë më të mirë për personat me nevoja te veçanta.”, thuhet në njoftimin e shoqatës SOS Vita- Shkup.