Përmbajtja e aktakuzës dhe ajo për çfarë ngarkohen saktë personat e dyshuar në këtë moment, do të bëhet publike. Kështu që do të mund të shihni nëse ka dallime të caktuara, por për momentin nuk mund të japë përgjigje konkrete. Kuptohet, pas ngritjes së aktakuzës të gjithë do të informohen – deklaroi Lençe Ristoska, Prokurore speciale.
Duke folur në përgjithësi për të gjitha lëndët, prokurorja speciale u ankua se pjesa më e madhe e Institucioneve shtetërore i përdorin të gjitha mekanizmat për të penguar punën e Speciales. Problemet më të theksuara ishin në hetimet financiare të cilat kanë treguar larjen e parave nga buxheti.
Në interes të qytetarëve të Maqedonisë paratë e të cilëve janë shpërdorur duke dëmtuar buxhetin e Maqedonisë, kërkojmë parlamenti i Maqedonisë ta shqyrtojë dispozitën ligjore e cila e kufizon punën tonë dhe bashkë të gjejmë zgjidhje përkatëse ligjore që do të mundësojë që deri në fund t’i hetojmë veprat penale që janë nën kompetencën tonë me qëllim të realizimit të mandatit dhe misionit të kësaj prokurorie – tha Katica Janeva, Kryeprokurore Speciale.
Pavarësisht nga veprimet e Kuvendit, Janeva kërkoi nga Institucionet bashkëpunim. Sipas vendimit aktual ligjor, Specialja nuk do të mund të ngrejë aktakuza pas përfundimit të qershorit. Në këtë mënyrë ekziston mundësia që qindra raste për krim të bien poshtë pasi për shkaqe të ndryshme nuk janë grumbulluar prova të mjaftueshme për aktakuzë
Alsat-M

