Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, mbrëmë ka shtruar darkën tradicionale të iftarit në të cilën kanë marr pjesë punëtorët e komunës, bashkëpunëtorit si dhe një pjesë e komunitetit të biznesit, transmeton Almakos.
“ Sonte me rastin e Ramazanit organizova një darkë iftari për punëtorët e komunës së Butelit, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, miqtë e mi dhe një pjesë të komunitetit të biznesit.
Është një nder i madh të vazhdojmë traditën që kemi filluar vitin e kaluar.
Qasja e ndershme, bashkëpunimi i sinqertë dhe respekti i ndërsjellë na bëjnë njerëz shumë më të pasur!
Bashkëjetesa nuk duhet të jetë një fjalë boshe, por një realitet që shfaqet në realizimin e projekteve që do të përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve.
Ngritja e bashkëjetesës dhe zhvillimi i balancuar i komunës sonë është prioriteti më i lartë për ne.
I uroj kolegëve dhe miqve të mi agjërim të këndshëm të Ramazanit dhe shënimin e festës së Ramazanit.
Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që morën pjesë në këtë darkë sonte.
Qofshi të shëndetshëm dhe të gjallë! “, shkruan Darko Kostovski.















