Kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Koçani, raporton SHENJA.
Ai në një shkrim në rrjetet sociale tha se humbja dhe tragjedia që ka ndodhur dje është shumë e madhe.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këto ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, vërejti pse dje nuk dola fare në opinion gjatë gjithë ditës. Por ata që më njohin, e dinë sa i thyer jam dhe si e përjetoj këtë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kaloj me shumë dhimbje.
Kam punuar ndershëm dhe me përkushtim gjithë jetën time!
Asnjëherë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga kjo detyrë, duke i lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”, shkroi kryetari i komunës në profilin e tij në Facebook.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Seanca dëgjimore për sfidat e Ballkanit Perëndimor: Çfarë pritet nga zyrtari i Departamentit të Shtetit
- Përgatitjet për shpalljen e aktgjykimit në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
- Skandali që tronditi Britaninë/ Infermierja vrau 7 foshnja, maternitetet pajisen me kamera
- KSHPK hap rast për festimin e 35-vjetorit të shtetit për konflikt interesi
- “Projektligji i PS, tallje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, Gjyqtari Engert Pëllumbi: Formula e propozuar është larg asaj që ka hyrë në fuqi! S’e diskutojmë standardin që kemi fituar! Nuk negociohet me Kushtetutën
- “Mjaft më me tifozllëk politik!”, Osman Stafa: Pas 14 vitesh qeveria shet si arritje që deputeti takon qytetarët
- Ahmeti: Më shumë demokraci, dialog dhe barazi
- Tërmet me magnitudë 2.7 ballë i regjistruar në Maqedoninë




