Ka reaguar ashpër Unioni Studentor Shqiptar, për mbylljen e tërësishme të degëve të disperzuara të USHT-së, nëpër qytet e Maqedonisë, veçmas në Shkup. Në reagim thuhet se USSH, ka bërë përpjekje për ndryshime cilësore në sistemin arsimor shqip. Synimi i të cilëve ka qenë Universiteti i Tetovës, si një Universitet, që u themelua me sakrifica të mëdha, ku edhe u bë përpjekje që të hapen disa drejtime të fakuleteve në kryeqytet, aty ku edhe është ndaluar vite më përpara. Sipas tyre, tërheqja e degëve të disperzuara bën që studentët të bien viktimë e reformave të paqarta arsimore, në vend.
“Për aq kohë sa ekziston Unioni Studentor Shqiptar, si organizatë, e cila gjithmon kërkon ndryshime të mirëfillta të sistemit arsimor, në shënjestër e kemi pasur USHT-në me të vetmën arsye të arrijmë përmirësim të kushteve dhe cilësisë në çdo kënd të këtij universiteti, pas gjithë këtyre viteve përpjekje si përgjigje marrim pothuajse mbylljen e tërësishme të drejtimeve të disperzuara në Shkup, ku si rezultat i këtij vendimi studentët hasin edhe në më shumë vështirësi se ato që kishin më herët.
Mbyllja e drejtimeve të disperzuara në Shkup do të thotë më shumë kohë të humbur nga studentët për udhëtim, më shumë mjete financiare të shpenzuara dhe shumë probleme tjera. Për këto arsye ne bëjmë apel tek Rektori i USHT-së që të mendojë me logjikë të shëndoshë dhe mos të bëjmë gabime të këtijë lloji sepse kjo do ti kushtojë shoqërisë tonë
Prandaj, edhe një herë fuqishëm theksojmë së jemi KUNDËR politikave të cilat viktimizojnë studentët duke u vënë barriera në rrugën e tyre drejt arsimimit”, thuhet në reagimin e USSH-së.
Përfaqësuesi i USSH- së, Egzon Shabani, i komunkuar nga Almakos, për këtë çështje dhe për të ditur se çmendojnë për pasojat e këtij plani ose drejtimeve te disperzuara, ai thotë se edhepse ky Universitet dhe degët e disperzuara ishin në dobi të stdentëve, por mbi këtë plan sunduan njerëz jo cilësor, ku nuk kanë qëllime të përbashkëta me shoqërinë tonë shqiptare, por vetëm për interesat e tyre të ngushta, por edhe personale.
“Me vet faktin që Universiteti Shtetëror i Tetovës është i ndërtuar mbi sakrificë dhe beteja të shumta për të pasur një universitet shtetëror në gjuhën shqipe, tregon sa e shenjtë është për shqiptarët e Maqedonisë çështja e arsimit, mirëpo mbi këto sakrifica shkelën ato kuadro të cilat nuk janë të kualifikuara për arsim por vetëm të favorizuara nga pushteti, ku pa analiza të mirëfillta dhe pa debate për vendimet që marrin, shkaktojnë kaos, ku studentët m; pastaj vuajnë pasojat. Duke pasur parasysh se një numri të konsiderueshëm të studentëve të cilët jetojnë në Shkup dhe rrethinë të Shkupit drejtimet e disperzuara të USHT-së ishin zgjidhja e problemit të tyre sa i përket arsimit të lartë dhe me faktin e mbylljes së këtyre drejtimeve atyre u paraqiten probleme të natyrave të ndryshme si p.sh. transporti, shpenzimet e tepërta, studimi në gjuhën amë dhe të ngjajshme.
Shabani na jep sqarim se pse u hapën dhe pse u mbyllën drejtimet e disperzuara, në Shkup. Ai dhe unioni i studentëve mendojnë se kjo iniciativë ishte nevojë imediate dhe mbetet e tillë. Ndërsa mbetet e paqartë se pse u mbyllën, kur dihet se është e nevojshme. Ata nuk e shohin si zgjidhje Universitetin “Nëna Terezë”, meqë programet muk janë të njejta.
“Siç e ceka edhe më lart drejtimet e disperzuara të USHT-së ishin zgjidhja e vetme e të rinjëve të cilët kishin mundësi të vazhdonin arsimin e lartë në Shkup, me aq mangësi sa kishin këto drejtime përsëri paraqisnin përmbushje të një nevoje të shenjtë, dhe ky ishte një ndër arsyet kryesorë të hapjes së tij.
Se pse u mbyllë drejtimet e disperzuara të USHT-së në Shkup asnjëhere nuk morrëm një përgjigje konkrete ose reale, asnjëhere nuk hasëm në informata të sakta dhe të qarta. E vetmja përgjigje që hasëm është se drejtimet e disperzuara të cilat u mbyllen do te hapen tek UNT-ja. Por, problemi këtu është se UNT-ja nuk ka profil të shumicës se atyre drejtimeve, nga kjo kuptojmë se pa marrë parasysh çka thuhet se do të hapen këtu e aty, ato u mbyllën që të mbetet një universitet në Shkup e një në Tetovë”, tha Egzon Shabani, nga USSH, për Almakos.
Ata tashmë kanë reaguar dhe kanë bërë publike reagimin e tyre, por do të vazhdojnë që të çojnë zërin kundër çdo parregullsie në sistemin arsimor.
“Unioni Studentor Shqiptar do ngelet zëri i studentëve, do reagojmë kundër çdo parregullsie duke u munduar ti eleminojmë ato, ne do të kërkojmë zgjidhje të problemit nëpërmjet takimeve oficiale me përfaqësues nga institucionet e larta arsimore, nëse nuk do ketë asnjë levizje që plotëson kërkesat tona atëherë USSH-ja do vijë me aksione konkrete duke mobilizuar studentët që bashkarisht të dalim në rrugë për të mbrojtur atë që na takon, asesi nuk do heshtim”, tha Shabani, për Almakos.
Ai thotë se Universiteti “ Nëna Terezë”, duhet të jetë një shembull, për të gjithë dhe se të heq dorë politika nga institucionet, veçmas atyre arsimore.
“Së pari dua të theksoj që Unioni Studentor Shqiptar është pro një UNT-je me kushte evropiane dhe nivel të lartë akademik, dhe gjithmonë do jemi kundër politizimit të UNT-së dhe shrytëzimit të tij për agjenda partiake.
Universiteti Nëna Terezë u përdor që të bëj bujë dhe të terheq vëmendje përderisa nën hije mbylleshin drejtimet e disperzuara të USHT-së.
Shpresoj që zëri i studentëve të dëgjohet dhe të arrihen këto ndryshime dhe përmirësime në sistemin arsimor sepse nëse sot lëndohen kuadrot të cilat po përgaditen të udhëheqin shoqërinë, e nesërmja nuk na pret e sigurtë”, tha Egzon Shabani, kryetari i Unionit Studentor Shqiptar.
Delvina Kërluku
Almakos.com

