Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka përshëndetur aktin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Bilen Saliu, si veprim i lartë moral dhe porosi e përgjegjësisë së lartë njerëzore dhe politike.
“Ky veprim i ministrit Saliu duhet të shërbejë si porosi deri tek të gjithë bartësit e funksioneve publike, në veçanti përgjegjësit për sundimin e së drejtës. Kjo dorëheqje jehon porosinë që drejtësi selektive nuk guxon të ketë dhe të gjithë bartim përgjegjësi për besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të vendit. Kryesia e BDI falënderoi ministrin Saliu për kontributin e dhënë në funksionin e ministrit të Drejtësisë dhe vlerëson se ky standard i lartë i përgjegjësisë individuale po vendos standarde të reja në politikbërje”,- thuhet në njoftimin e kësaj partie./al.mrt/