Kryeparlamentari Talat Xhaferi në emrin e tij personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ka uruar23 majin, Ditën kombëtare të vllahëve.
“Diversiteti etnik në Republikën e Maqedonisë, llojllojshmëria fetare, laramania gjuhësore dhe kulturore janë vlerë e shtuar dhe pasuri që duhet të kultivohet dhe respektohet dhe kjo është ajo që vendin tonë e bën të jetë unik dhe ndryshe nga vendet tjera. Me respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim do të arrijmë të ngritemi mbi veten dhe do të mund të lëvizim shpejt në drejtim të arritjes së prioriteteve tona strategjike dhe qëllimeve të përcaktuara. Bashkësia vllahe është hallkë e rëndësishme në atë motor dhe vetëm me forca të përbashkëta, rezultatet pozitive nuk do të mungojnë!”.
Xhaferi ka shtuar se me sinqeritet të thellë dhe përzemërsisht, ju uroj gëzuar festën dhe ta kremtoni përjetshëm!