Qeveria e kaloi në seancë marrëveshjen për emrin me Greqinë, por dokumenti ende nuk është dorëzuar në kuvend.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi në bisedë telefonike tha se pa e parë dokumentin nuk mund të vendos se në cilin komision do ta dorëzoj.
Në Komisionin për Politikë të Jashtme udhëheq deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski dhe nuk përjashtohet mundësia që të bllokohet.
Për shkak se marrëveshja ka të bëjë edhe me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dokumenti mund të përcillet edhe në Komisionin për Çështje Evropiane, me të cilin kryeson deputeti i BDI-së, Artan Grubi.