Kryeministri Zoran Zaev ka shprehur keqardhje për rastin tragjik në Gostivar, ku 17 vjeçarja Xhejha Mexhiti humbi jetën në ujërat e Vardarit duke ikur nga qenë endacak.
Zaev ka thënë se ka përvojë personale me përballjen e qenve endacak, ndërsa problemin e ka locuar në ligjin, që siç tha, “është i komplikuar dhe duhet të bëhet rregullativë e re që do të organizojë funksionimin e Qedrave speciale”, transmeton MEDIAL.
“Unë e di si ish kryetar i komunës, komuna e Strumicës paguante shuma të mëdha për kompani private të cilat kanë organizuar Qendra për përkujdesjen e qenve konform standardeve. Mendojmë në ndryshimin e legjislativës që do të respektojë standardet demokratike në Maqedoni dhe të mund të zbatojë. Kësi Qendra janë të rrala nëpër qytete. Ka në Shkup, por është me kushtë të këqija dhe duhet ta përmirësojmë. Shteti patjetër të angazhohet”, ka thënë Zaev.