Kryeministri malazez, Dushko Markoviq sot do të qëndrojë për vizitë
zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Në delegacionin, që e kryeson kryeministri Markoviq janë edhe Osman Nurkoviq, ministër i Transportit, Predrag Mitroviq, ambasador i Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Aleksandar Erakoviç, këshilltari kryesor politik i Malit të Zi, Vladimir Beratoviq, këshilltar për investime të huaja
dhe Sërgjan Kusovaq, këshilltar për marrëdhënie me publikun.
Pas arritjes në aeroportin e Shkupit, delegacioni malazez, para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të pritet me nderimet më të larta shtetërore duke intonuar himnet shtetërore të të dy vendeve, raport nga komandanti i njësisë së gardës ushtarake të nderit dhe përfaqësimi i ndërsjellë i
delegacioneve shtetërore.
Sipas Programit, është paraparë takim bilateral i delegacioneve të Maqedonisë dhe Malit të Zi, si dhe tet-atet takime të kryeministrave Zaev dhe Markoviq.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni


