Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, është në mesin e mysafirëve në kongresin e partisë Alternativa që po mbahet sot në Shkup.
Kovacevski është i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e LSDM, deputetja Sonja Llukarevska.
Kongresi i Alternativës po mbahetn nën moton “Gjithmonë ka Alternativë”, në Orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup dhe do zhvillohet në dy faza.
Rendi i ditës është si në vijim:
Ora 12:00 – 13:30 pjesa e hapur e Kongresit
– program kulturor dhe artistik
– Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit Rinor
– Fjalimi i një përfaqësuesi të Forumit të Gruas
– Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të Alternativës, Bekim Sali
– Fjala e kryetarit të Alternativës, z. Afrim Gashi
Ora 13:30 Deklaratë për media e kryetarit të Alternativës, z. Afrim
Gashi
Nga ora 15:00 deri në 19:00 mbyllja (pjesa e punës) e Kongresit
Ora 19:00 Deklaratë për media e Kryetarit të Alternativës A, z. Afrim
Gashi/