Kryeministri bullgar Kiril Petkov dhe shefja e kabinetit të tij Lena Borislavova, janë në karantinë pasi kryetari i Kuvendit Nikola Minçev rezultoi pozitiv me Covid-19 pas mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
– Advertisements –
“Siç janë rregullat për të gjithë të tjerët, ashtu do të jenë edhe për ne dhe do t’i respektojmë ato”, tha shërbimi për shtyp i qeverisë, duke shtuar se është ende e paqartë nëse takimi me organizatat e punëdhënësve në Këshillin e Ministrave të planifikuar për pasditen e sotme do të anulohet.
Gjithashtu, mbetet e paqartë vizita e paralajmëruar e Petkovit për më 18 janar në Maqedoninë e Veriut.
Petkov ka planifikuar takim me kryeministrin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet gjatë kësaj fundjave.



